Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i radhës, investigimi: Shqipëria thyen embargon ndërkombëtare, furnizon me gaz regjimin sirian!

19:26 31/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Mediat e huaja kanë raportuar se qeveria shqiptare ka thyer embargo ndërkombëtare të gazit dhe naftës ndaj qeverisë siriane, duke furnizuar me gaz të lëngshëm regjimin në Damask të Sirisë.

Sipas medias “The Fuse”, anijet-cisternë të nisura nga Porto Romano në Shqipëri, kanë fikur transmetuesit e vendndodhjes në momentin që lundronin në detin Mesdhe për të shmangur gjurmimin në radarë.

Për disa muaj radhazi, gazetari libanez Noam Raydan, ka gjurmuar itenerarin e anijeve të nisura nga Shqipëria, duke zbuluar kështu skandalin e radhës.

Kujtojmë se gjatë gjithë vitit 2020, anijet janë parë në Porto Romano dhe më pas në portin e Baniyasit në Siri. Dy prej anijeve janë monitoruar për muaj të tërë, kur edhe është zbuluar thyerja e embargos.

Një prej rasteve të gjurmuara është edhe anija-cisternë “LPG Melody”, e larguar nga Porto Romano e Durrësit në 16 nëntor, ndërsa në 22 nëntor po priste në brigjet e Qipros, ku edhe çaktivizoi transponderin e saj, duke bërë që të mos kapet nga radarët.

Anija vazhdoi rrugën drejt Sirisë dhe u pa në brigjet e Baniyas përmes pamjeve satelitore.

2 ditë më pas, anija u shfaq sërish në Qipro, ku edhe ndezi transmetuesin e vendndodhjes.

“Kur transponderi fiket, ka diçka të dyshimtë, punonjësit, kapiteni, pronarët nuk duhet t’i çaktivizojnë për asnjë moment”, deklaroi kreu i Zhvillimit të Biznesit në Agjencinë Ndërkombëtare të Vlerësimit të Rrezikut Detar (IMRRA), Ëayne Hurley.

Duke u bazuar në të dhënat e servirura në internet, anija-cisternë “LPG Melody”, ka ndryshuar flamurin e saj 3 herë nga 2015 në 2018, duke kaluar midis Mongolisë, Tanzanisë dhe Komoreve.

Ekspertët kanë deklaruar se këto shtete kanë “një rekord tepër të dobët të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”.

Mirëpo ndër të tjera, anija-cisternë “Melody” e nisur nga Porto Romano i Durrësit dhe që theu embargon ndërkombëtare, ka një histori të veçantë.

Në vitin 2015 ajo quhej “Blue Way” dhe ishte në pronësi të kompanisë Turke Milenyum Energy SA, që ishte në listën e zezë dhe e sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, për të njëjtën shkelje, furnizimin me gaz të Sirisë.

Sipas Departamentit të Thesarit “Milenyum i është përgjigjur nevojave të energjisë së regjimit Sirian duke mundësuar rregullisht dërgimin e produkteve të tilla si gazi i lëngshëm i naftës dhe Gasoil në portin e Baniyas të kontrolluar nga Qeveria Siriane, me gjasë për SYTROL ose subjekte të tjera të qeverisë Siriane”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit të Thesarit.

Po ashtu një tjetër anije e nisur po nga Porto Romano drejt Sirisë duke thyer embargon e SHBA dhe BE-së është “Jaguar S”./Gazetareforma.com/

Etiketa: EmbargoInvestigimiRegjimi sirianskandaliThyerja

Të tjera

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”
Aktualitet

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

Muzetë e Durrësit janë rihapur pas viteve të mbylljes nga tërmeti i nëntorit 2019, por dy institucionet kryesore të trashëgimisë...

11:05 02/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë
Aktualitet

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

Të dhënat e fundit të Komisionit Europian nxjerrin Shqipërinë në krye të hartës më problematike të punës në Europë: 39%...

15:55 01/05/2026
Para

Rovena Stefa: Dua të mbarojë pandemia dhe të më lënë të gjej burrin e të martohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”

11:05 02/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

15:55 01/05/2026
Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

13:13 30/04/2026
Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

12:47 30/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.