Skip to content
Bota

Italia shënon 555 viktima nga Covid në ditën e fundit të 2020-s

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i përket situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.477 raste pozitive me koronavirus dhe 555 viktima. Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.107.166 ndërsa ai i viktimave në 74.159.

Nga 24 dhjetor deri më 6 janar, Italia do të jetë zona e kuqe gjatë festave dhe ditën para festave, sipas burimeve qeveritare në takimin midis kryeministrit Giuseppe Conte me krerët e shumicës së delegacioneve rajonale.

“Në mënyrë që të ndalohet rritja e numrit të infektimeve, do të ketë zonë të kuqe në të gjithë Italinë gjatë pushime dhe ditën para pushimeve, nga 24 dhjetor deri më 6 janar, kurse zonë portokalli në ditët e punës”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Gjatë sezonit të festave, do të jetë e mundur të largohen nga territori i komunave të vogla nën 5 000 banorë, në një rreze prej 30 kilometrash, sipas vendimit komunikuar rajoneve nga qeveria.

Megjithatë, do të ndalohet lëvizja për në bashkitë e kryeqytetit, edhe nëse ato janë në një rreze prej 30 kilometrash.

 

Gjithashtu, ekziston edhe i ashtuquajturi përjashtim i pranisë “në të dy darkat”, sipas të cilit brenda zonës së kuqe dhe portokalli, një maksimum prej dy jobashkëjetuesish do të lejohen të vizitojnë shtëpitë private në të dy ditët “e kuqe” dhe “portokalli”.