Një tragjedi ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e sotme, ku në fshatin Pozhoran, në Komunën e Vitisë, kryefamiljari ka qëlluar për vdekje gruan, dy fëmijët dhe më pas veten.
Lajmi tragjik është konfirmuar nga mediat kosovare, të cilat kanë bërë me dije se policia e Kosovës ka marrë informatë për një ngjarje të rëndë në fshatin Pozhoran të rajonit të Gjilanit.
Në reagimin e tij, zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani nuk ka dhënë shumë detaje, ndërsa ka konfirmuar se policia ka nisur hetimet.
“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Po ashtu sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës shkruhet:
“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.
Edher mediat kosovare kanë bërë me dije se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi brenda familjes. Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe veten.
Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai që dyshohet se është edhe autor i krimit.
Policia ka sqaruar edhe rrethanat që dërguar autorin drejt kësaj masakre, teksa dyshohet se shkak i krimit në familja kanë qënë konfliktet e vazhdueshme të çiftit, të cilët jetonin jashtë vendit dhe kishin zgjedhur Kosovën për të kaluar festat e fundvitit./Gazetareforma.com/