Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncoi mungesën e mjeteve në Urgjencë/ Pushohet nga puna mjeku Ilir Allkja, reagon ashpër: Do ndjek rrugën ligjore! (VENDIMI)

15:52 30/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja, është pushuar nga puna ditën e sotme për arsye të shkeljes së etikës.

Sipas vendimit të firmosur nga Drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, thuhet se asnjë punonjës i QSUT-së, nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit.

Mjeku Ilir Allkja, pas këtij vendimi ka reaguar ashpër. Në një intervistë për një emision televiziv, mjeku është shprehur se në asnjë rast nuk ka shkelur etikën duke thënë se ai ka qenë nga ata persona që u ka bërë thirrje qytatarëve që të besojnë tek sistemi i shëndetësisë.

Ndër të tjera Allkja u shpeh se në lidhje me denoncimet që ka bërë për mungesë të stafit, apo të mjekëve nuk ka qenë shkelje etike, por e vërteta.

“Nuk kam asnjë rast që kam shkelur etikën. Nëse do ndiqni të gjitha daljeve kam ngritur zërin që të kenë besim dhe të shkojnë në spitale dhe kam folur publikisht që njerëzit të shtrohen në spital. Kam folur për të mirat e vaksinimit. Këto janë të gjitha shpifje që i kanë si të thuash kompozimi është për faqe të zezë.

Me 24 dhjetor jam marrë në pyetje dhe jam pyetur pse kam folur për testimet dhe për mungesat dhe unë kam sqaruar kam një pocesverbal të protokolluar ku janë pyetje përgjigje. Kam thënë se ka mangësi në staf, por kjo është e vërtetë. Këtu dekurajohen mjekët e rinj dhe ju thuhet se do ta pësoni kështu nëse flisni për mungesën. Unë jam njeri i lirë”, është shprehur mjeku Ilir Allkja.

Mjeku Allkja ndër të tjera tha se se do të ndjekë rrugën ligjore deri në fund në lidhje me shkarkimin e tij nga puna.

“Do ndjek rrugën ligjore, e kam detyrim do ndjek rrugët ligjore dhe do t’i shkoj deri në fund. Unë nuk i kam pas se çfarë është shkruajtur, por falenderoj këto që më mbështetën. Unë do të jetoj diku. Por puna është çfarë mesazhi jep qeveria,” tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se prej fillimit të pandemisë, mjeku Allkja në jo pak raste është bërë zëri i dhjetra denoncimeve, për shkak të kushteve ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore, ku në nisje të pandemisë mungonin dhe elementët bazë të mbrojtjes nga Covid 19.

Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen su zyrtare, sulme kundër administratës apo punonjësve të tjerë të institucionit.

Vendimi i dhënë nga drejtori i QSUT Enkelejdi Joti:

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: DenoncimetIlir AllkjamjekuPushimi nga punaQSUTreagimi

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Moment historik/ Kisha e ndalonte prej vitesh, Argjentina legalizon abortin!

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English