Pas publikimit të dosjes së Bujar Sheshit, situata e krijuar ka shqetësuar edhe zyrën e Bashkimit Europian në Tiranë.
Ambasadori Luigi Soreca u shpreh se duhet transparencë për zbardhjen e procedurave hetimore ndaj prokurorit Sheshi.
“Prezumimi i pafajësisë së personit të përfshirë duhet të respektohet, por nëse merret vendim duhet të bëhet në mënyrë transparente, sepse KLP duhet të vazhdojë të punojë.“-tha ai.
Nga ana tjetër, kryetari i KLP, edhe pse nuk e përjashton mundësinë, që akuza ndaj Sheshit, mund të jetë sulm ndaj organit të drejtësisë, u shpreh se po kryehen të gjitha verfikimet përkatëse.
Gent Ibrahimi: “Mund të jetë kështu, por nuk mund të shprehem. Këshilli është në pritje të shterimit të procedurave ankimore dhe vetëm në shterim të këtyre procedurave do të marë një vendim.”
Edhe pse deri më tani për tu bërë anëtarë të SPAK kanë kandiduar 10 prokurorë, Ibrahimi shprehet se do të ketë edhe aplikantë të tjerë.
Gent Ibrahimi: “Gara për prokurorin e përgjithshëm do të hapet më 19 mars. Ligji na jep tre muaj kohë për të përgatitur rregulloren dhe metodën e vlerësimit të kandidatëve.”