Tërmeti në Kroaci, zbulohet shuma që dhuroi qeveria shqiptare (VENDIMI)
Qeveria shqiptare mësohet se ka akorduar 250 mijë euro për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi dje vendin ballkanas.
Lajmi është bërë publik nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili ka shkruar se ndihma që është dhënë do të shkojë për rindërtimin e Petrinjës, që është edhe qyteti më i prekur nga tërmeti.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro vëllezërve kroatë, për të ndihmuar në rilindjen e Petrinjës pas tërmetit shkatërrues.
Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka shkruar Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që ra dje në Kroaci, der tani raportohet se kanë humbur jetën 7 persona mes tyre edhe fëmijë, ndërkohë që qindra njerëz kanë mbetur të pastrehë.
Kujtojmë se Kroacia i akordoi një ndihmë prej 1 milionë eurosh Shqipërisë pas tërmetit që goditi Durrësin 26 nëntorin e vitit të kaluar.
Tërmeti në Kroaci me epiqendër në qytetin e Petrinjës, ishte 6.4 ballë, goditje e njëjtë që pësoi dhe Durrësi me rrethinat dhe disa qytete të tjera përreth më 26 nëntor të vitit të kaluar./Gazetareforma.com/
