Dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpasherëshme.
Në veri dhe jug të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër me reshje me intensitet të ulët. Në mbrëmje reshjet e shiut do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.
Në veri në lartësine mbi 1100 metra do ketë reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim Jug – Juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës intensive deri në 12-20m/sek. Deti i forcë 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 7°C deri në 14°C
vendet e ulëta 9°C deri në 18°C
vendet bregdetare 9°C deri në 19°C.
Ndërkohë veriu i Shqipërisë është mbuluar nga dëbora sërish mëngjesin e sotëm. Dëbora ka filluar gjatë natës, dhe më së shumti ka rënë në zonat e Pukës. Trashësia ka shkuar në disa centimetra, duke bërë që borëpastrueset të dalin në terren.
Edhe Thethi është zgjuar nën pushtetin e borës, duke arritur në disa centimetra.
Po ashtu parashikimi i motit në rajon është pak a shumë i ngjashëm me kushtet atmosferike në vendin tonë.
Në Kosovë edhe pse mbetemi në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, sërish moti vijon të jetë i freskët me reshje bore dhe shiu.
Ndërkohë edhe në Maqedoninë e Veriut, ka patur alternime kthjellimedhe vranë vranësirash kalimtare mbizotërojnë MV. Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar./Gazetareforma.com/