Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi në bagazhin e makinës së tij u gjetën rreth 70 kilogramë lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane, mësohet se bëhet fjalë për Ergys Holics, i cili njihej si biznesmen, ku menaxhonte makina me qira.
Aksioni për arrestimin e tij u zhvillua nga policia e Sarenissima.
Policia e ndoqi të gjithë itenerarin e 35-vjeçarit shqiptar, mes Veronës, Milanos dhe Bergamos, teksa për të mos rënë në sy, ai mbante në makinë edhe djalin e tij 1-vjeçar.
Ai nuk e kishte vërejtur por ishte ndjekur nga karabinierët të cilët për një ditë të tërë ndoqën dhe vunë re lëvizjet, ndalesat dhe kontaktet e tij me njerëzit e tjerë pa e humbur kurrë nga sytë.
Hashashi, marijuana dhe amfetamina janë llojet e drogave të kapura nga karabinierët.
Ata u gjetën brenda një makine me targë sllovake të përdorur nga Ergys Holics, i cili njihej edhe si Simone Bergamini.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve të fundit, Policia italiane ka arritur të arrestojë një numër të lartë shqiptarësh në zona të ndryshme të vendit, të cilët transportonin drogë apo ishin pjesë e ndonjë grupi të organizuar trafikantësh.
Mediat italiane kanë raportuar gjatë gjithë kohës fenomenin shqetësues të trafikimit të lëndëve narkotike dhe jo vetëm, ku si protagonist kryesorë kanë qenë shumicën e kronikave, shqiptarët./Gazetareforma.com/