Një tërmet me madhësi 6.4 sipas shkallës Rihter goditi pak pas mesditës në Kroaci, 9 km nga qyteti i Sisak.
Sipas informacioneve ka të plagosur. Sipas të njëjtit burim, ndërtesat janë shembur, ndërsa ka njoftime për lëndime.
Sisak është një qytet lumor dhe port në Kroaci. Ndodhet në brigjet e lumit Savo, 57 km në juglindje të Zagrebit. Është kryeqyteti i provincës kroate, një kryqëzim hekurudhor dhe një qendër e madhe industriale me pajisje të mëdha për rafinimin e naftës. Vihet re se një tërmet me madhësi 5.2 kishte ndodhur dje në 7.28 në mëngjes me kohën e Evropës në Kroacinë qendrore , 50 km në juglindje të Zagrebit.
Qendra Evropiane e Tërmeteve pak më parë njoftoi se lëkundja ka një thellësi 10 kilometra dhe një distancë 46 kilometra nga Zagrebi e 9 kilometra nga Sisak.
Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Emergjente përmirësoi deklaratën, duke saktësuar se nuk ka të vdekur nga tërmeti në Kroaci.
Edhe pse fillimisht Instituti i Mjekësisë Emergjente në Kroaci njoftoi për vdekjen e një 15-vjeçari në Zagreb, si pasojë e tërmetit, ky institut më vonë ka ndryshuar deklaratën duke thënë se fëmija nuk ka vdekur.
Sipas njoftimit, fëmija nuk ka vdekur por është në gjendje të rëndë, raporton Reuters.
“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb, raporton Reuters më parë, për lajmin e saktësuar më vonë.
Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga tri tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.
Në mëngjes është mbledhur Komiteti shtetëror në një mbledhje te jashtëzakonshme. Qytetarët janë të frikësuar por edhe të hutuar sepse u është thënë që të rrinë në shtëpi për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit ndërsa të tjerët u kanë thënë që të rrinë jashtë. Situatën e bën më të vështirë edhe moti shumë i ftohtë për këtë kohë. Ministri i brendshëm i Kroacisë Davor Bozhinoviq u ka thënë qytetarëve se, pa marrë parasysh tërmetit, të mos harrojnë të mbajnë distancë mes njëri tjetrit së paku 2 metra sepse, siç është shprehur ai “virusi nuk njeh termet”.
Sipas mediave kroate, është rrëzuar edhe një pjesë e majës së katedrales së Zagrebit.
https://streamable.com/hrlo2o
/Gazetareforma.com/