Komisioni i Pavarur i kualifikimit drejtohet nga Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut. Nepotizmi mbulon edhe mungesën e kualifikimit që ka Pamela për këtë post me rëndësi. Ajo është akuzuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka mbetur një vit në Universitet.
Denoncimi
“I nderuar doktor , jam një punonjës i KPK , aty çfarë nuk dëgjoj, lloje pazaresh, por kjo s’ka rëndësi, ajo që është më skandaloze është se drejtuesja e KPK Pamela Qirko, motra e ministres se Ramziut Belinda Ballukut, ka ngelur në shkollë dhe drejton vetingun, kjo është skandaloze, po ju dërgojmë diplomën e ngelses Qirko ku provohet se, shkollën e ka filluar ne 1996 dhe e ka përfunduar në 2001 pra 5 vjet jo 4 vjet siç ka qenë sistemi arsimor në atë kohë. Kjo është skandaloze”
CV zyrtare e Qirkos
Diplomuar si juriste në vitin 2001, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 është certifikuar nga ISAAT për “Konsulencë ligjore të shoqërive tregtare”. Në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë. Ajo e ka nisur karrierën e saj profesionale si juriste në vitin 2001, pranë kompanisë “AMC” sh.a., për të qëndruar në këtë detyrë deri në vitin 2007. Pas kësaj eksperience profesionale, znj. Qirko u promovua dhe mori emërimin si “Juriste e lartë”, post ky që e mbajti deri në qershor të vitit 2017, duke kontribuuar në zhvillimin e mëtejshëm dhe në suksesin e kësaj shoqërie. Qirko ka kryer disa specializime jashtë vendit në fusha të ndryshme të drejtësisë dhe menaxhimit nga institucione të ndryshme evropiane. Znj. Qirko zotëron shumë mirë gjuhët angleze, franceze, italiane, ndërsa është edhe njohëse e gjuhës greke. Në qershor të vitit 2017, znj. Pamela Qirko u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe tre vjet më pas, në korrik të vitit 2020, me vendimin e Mbledhjes së Komisionit, u zgjodh në detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
/Gazetareforma.com/