Ish-shefi i Policisë Fushë-Arrëz, Izmir Duraku ka folur për historinë e përdhunimit të një vajze jetime në vitin 2015. Ai është shprehur se e ka fituar pafajësinë me dokument, por Komisioni i Apelimit nuk e kthen më në punë polic. Sipas tij, urdhrin nuk e kishte dhënë Prokuroria, por ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai ka thënë se vajza që pretendon se e ka përdhunuar e ka parë vetëm njëherë tek konviktet dhe jo në zyrën e tij.
Intervista e plotë:
Gazetarja: Si ndiheni sot?
Izmir Duraku: Ndihem si i vdekur që marr frymë për të nxjerrë të drejtën time. Më thirrën në Pukë. Mendova për punë. mora materialet dhe shkova. më thirrën në zyrë. Aty gjeta 7 veta dhe u ndjeva si krimineli më i madh. Pashë kolegët e mi të Shkodrës që tani punonin në Tiranë. Mendimi i parë që pata ishte ku kam bërë faj. Se në 20 e ca vjet punë njeriu gabon. U ula dhe më thanë akuzohesh për marrëdhënie seksuale me dhunë. I thashë kor dhe kë kam përdhunuar. më thanë në 2015. Mu duk një pikëpyetje e madhe. Më përmendën emrin e vajzës u thashë nuk e njoh. Kur më dhanë fotografi u thashë e njoh. Në jetën time atë vajzë mund ta kem takuar vetëm një herë që shkova tek konviktet për një problem tjetër. Por në zyrën time ajo s’ka qenë kurrë. Prokuroria nuk kërkoi arrestimin tim sepse nuk kishte asnjë provë. Por ministri Lleshaj kërkoi arrestimin tim. Kjo është e pafalshme për një ministër.
Gazetarja: Pse thoni se ishte urdhër i ministrit?
Izmir Duraku: Sepse deklarata e tij ishte e papranueshme. Të linte drejtësinë të vepronte.
Gazetarja: Kush është e vërteta juaj?
Izmir Duraku: Nuk ekziston një element sado i vogël që unë të kem bërë diçka të tillë. familja ime rrjedh nga një qytet me traditë si Kukësi. Kam karakter dhe personalitet. Në kaq kohë mund të kem bërë gabime, por faje jo. Me përgjegjësi të plotë them që nuk është e vërtetë që e kam bërë këtë veprim. Si mund të përdhunohet një femër si ajo që erdhi për të denoncuar një rast abuzimi në zyrë kur nuk e merr sektori i trafiqeve, jo i krimeve.
Sipas kallëzimit ajo thotë se në 2015 unë isha 35 vjeç dhe e kam lënë shtatzënë. Ajo thotë se e kam detyruar të abortojë me një emër tjetër. Verifikimet e prokurorisë thonë se asnjë person nuk është regjistruar në spital. Po ashtu dhe në polici ajo nuk rezulton që të ketë ardhur.
Gazetarja: A ke pasur ndonjë konflikt me këtë çështje?
Izmir Duraku: Nuk kam pasur asnjë lloj konflikti. E njihja shumë mirë çfarë përfaqësonte sepse policia ka informacione.
Gazetarja: Si e përjetoi familja juaj?
Izmir Duraku: Në momentin kur më vunë prangat në duar kam telefonuar bashkëshorten. I thashë më arrestuan për një vepër të rëndë për marrëdhënie seksuale me dhunë. Më qëndroi shumë afër. Familja, kolegët dhe kush më njohu nga afër më besuan dhe nuk e vunë në dyshim të vërtetën time. I thashë bashkëshortes gjithçka mund të bëj por këtë veprim as e kam menduar. Kam 40 vite martesë. I jam falënderues. I jam borxhli për përkrahjen.
Kam një peng. Jam i pafajshëm dhe me dokumente, por komisioni i apelimit nuk më kthen në punë. Më përjashtuan se thanë kemi prova dhe fakte. Kam marrë vërtetim nga prokuroria që s’kam asnjë çështje, por përsëri nuk më kthejnë në punë.
I kërkoj drejtorit të Policisë mos veproj me dy standarde se më ka shkatërruar. Të më kthejë në punë dhe të më vërë dinjitetin në vend.
Praktika ka treguar se kush është përjashtuar nuk është kthyer më, por unë i bëj thirrje njerëzore Ministrit Çuçi dhe kryeministrit Edi Rama të më kthejnë në punë, të më kthejnë dinjitetin. Izmir Duraku nuk është përdhunues. Të logjikojnë si prind e si koleg. Të më kthejnë në punë aty ku isha. Rasti im është precedent i rrezikshëm. Falënderoj kolegët që më besuan. Kush më futi në këtë vorbull, zoti ua çoftë ku u dhemb!
/Gazetareforma.com/