Një lajm i trishtë ka ardhur sot për sportin shqiptar. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.
Meça e kishte nisur karrierën që në fëmijëri, ndërkohë që gjatë adoleshencës kishte marrë pjesë në disa gara. Pas disa viteve stërvitje intensive, Meça doli kampion kombëtar në garat maratonë në stilin e lirë dhe stilin “flutur”.
24-vjeari shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Njoftimi i KOKSH:
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)
Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…
Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!/Gazetareforma.com/