Skip to content
Të Gjitha

Panik në Lezhë/ Qëllohet me armë godina e njësisë administrative

· 1 min lexim

Në Blinishtit të Lezhës, mësohet se është qëlluar me armë godina e njësisë administrative.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes.

Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.