Skip to content
Të Gjitha

Plagoset efektivi i policisë në Fier, dërgohet me urgjencë në spital! (EMRI)

· 2 min lexim

Një efektiv policie i identifikuar si Klodian Lamaj është vetëplagosur sot në Fier.

39-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë në rrethana edne të paqarta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Kujtojmë se kohëve të fundit kanë ndodhur shumë raste të efektivëve të policisë të cilët vetëplagosen apo i ndodhin incidente të ndryshme ndonjëherë edhe me pasoja fatale për jetën.

Shpesh kjo lidhet edhe me pakujdesinë nga ana e efektivëve, apo me neglizhencën e tyre.

Mirëpo kjo gjë mund të shkojë edhe përtej pakujdesisë, pasi mund të lidhet edhe me problematikat që mund të kenë armët e shërbimit të policëve, apo neglizhenca e trajnimeve të duhura mbi përdorimin e armëve në Akademinë e Policisë.

Gjithsesi rasti i mbrëmjes së sotme mbetet për tu hetuar nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë Klodian Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.