Një tjetër politikan shqiptar dhe kontribues në politikën shqiptare ndër vite, ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga covid-19.
Bëhet me dije se ish-deputeti i Partisë Demokratike, bankieri i njohur Bedri Çollaku ka ndërruar jetë në Turqi, ku prej disa ditësh ishte dërguar për kurim të specializuar.
Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank.
Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.
Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankierit të njohur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko./Gazetareforma.com/