Skip to content
Të Gjitha

Shqiptari vritet në Spanjë, po darkonte me partneren në restorant kur u qëllua

· 1 min lexim

Vrasje në një restorant në Albir në Costa Blanca të Spanjës ndërsa sulmoi një person i armatosur dhe i maskuar me kapuç.

Sipas medieve spanjolle, një burrë me kombësi shqiptare u vra në restorantin “The Orange Tree” në Albir në Costa Blanca pak para mesnatës të premten, 18 Dhjetor, kur një person i armatosur me kapuç hyri brenda dhe hapi zjarr,. Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve se vrasësi u afrua në tryezën ku viktima po hante me partneren e tij dhe e qëlloi disa herë me një pistoletë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve të policisë se vrasësi u afrua në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij dhe e qëlloi disa herë me pistoletë para se të largohej.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit.

Sulmi ndodh vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi të dyshuar mafioz rus u arrestuan për krime të pastrimit të parave. Gjatë 18 bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante, Madrid, Tarragona dhe Ibiza, oficerët sekuestruan armë zjarri, 300,000 € cash, diamante dhe kuleta virtuale me monedha kriptomonedhe.

/Gazetareforma.com/