Një tjetër rast i dhunës së policisë nëpër komisariate është denoncuar ditën e sotme.
Mësohet se skandali i radhës ka ndodhur në Komisariatin e Bulqizës, ku dy të rinj janë dhunuar dhe janë mbajtur në ambjentet e komisariatit për disa orë.
Siç shihet dhe në videon e publikuar, dy të rinj ndodhen në komisariat dhe djali që filmon dëgjohet duke i kërkuar llogari policit se përse janë shoqëruar dhe pse janë dhunuar.
Në video shikohet qartë se njëri prej djemve, i identifikuar si Reanto Pasha, ka disa shembje dhe çarje në pjesën e fytyrës, të cilat dyshohet se janë bërë për shkak të dhunës që ka ushtruar policia ndaj tij./Gazetareforma.com/