Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, të cilin jemi mësuar ta shohim si një njeri të qetë ka shpërthyer sot ndaj deputetit socialist Ulsi Manja.
Ky i fundit ka folur nga vendi ndërsa Vasili duhet të fliste në foltore.
“Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Do e mbledhësh këtë. Mbaje standardin”-tha Vasili.
Nga ana tjetër, Ruçi i ka kërkuar të vazhdojë pasi deputeti i PS nuk po fliste më.
“Vazhdo tani. Ore zotëri ai është ulur në vend nuk po flet”- tha Ruçi.
Vasili: “Detyrimi i përgjigjes së pyetjeve është një detyrim i rregullores. Janë 10 pyetje të depozituara dhe në rast se ministrja nuk ka dijeninë e duhur, ska mundësinë për t’u përgjigjur, ndale seancën. E ka detyrim kthimin e përgjigjes ministrja e financave. Ka detyrim të kthejë përgjigje. Kjo rregullore flet qartë. Përgjigjen e zgjedh ministrja, por duhet të përgjigjet. Nëse do ta bësh siç duhet, bëjë, por mos e bëj kooperativë. Ka detyrimin për t’u përgjigjur se atëherë ky parlament është kot.”