“Secili prej jush duhet të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar”, kështu iu është drejtuar gazetarëve sor në mëngjes, Presidenti Ilir Meta. Ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë gazetarët e terrenit dhe operatorët e mediave që kanë mbuluar protestën gjatë ditëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se informimi i publikut dhe transparencës është themelore për demokracinë. Ai i inkurajon gazetarët që të vijojnë misionin e tyre pa u dhunuar e kërcënuar dhe pa u censuruar.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias” – shkruan Meta.
Ditët e fundit vendin tonë, janë regjistruar episode dhune si dhe kanë përfunduar në përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, duke i bërë më të vështira kushtet e punës së gazetarëve. Policia ka shoqëruar në komiasariate dy gazetarë që ishin në krye të detyrës.
/GazetaReforma.com/