Në një bar kafe në qytetin bregdetar të Vlorës, është zbuluar një sasi eksplozivi e dyshuar tritol.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ‘BSB Bar’ në rrugën e ‘Çipajve’ në lagjen ‘Pavarësia’.
Lënda eksplozive e pa shpërthyer u gjet në derë nga pronari dhe punonjësit e lokalit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Informacion paraprak:
Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.