Një postim ka qarkulluar gjatë mbrëmjes së sotme në rrjetet sociale dhe më gjerë, ku njoftohej se një i ri 19-vjeçar, Andrea Bregu, prej disa ditësh ndodhej në ambjentet e Komisariatit nr 1, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se autoritetet policore nuk pranonin që ta ndihmonin.
Shokët e dhomës kanë njoftuar se Andrea Bregu 19 vjeç pasi është rrahur keq nga policia në makinën e policisë dhe komisariat, tashmë është në gjëndje tejet të rënduar shëndetësore dhe nuk i lejohet shërbimi shëndetësor prej 2 ditësh. Ai duhet të shtrohet në spital urgjentisht dhe jo të rri në qeli!
Edhe pse është njoftuar Urgjenca e Tiranës që të paraqitet me shpejtësi pranë Komisariatit nr 1, sepse i arrestuari 19 vjeçar Andrea Bregu pasi është rrëmbyer në rrugë nga Policia ditën e Premte është rrahur nga policët si në makinë dhe komisariat, ende nuk ka një përgjigje se çfarë është bërë me ambulancën dhe me të riun.
Megjithëse ka 2 ditë që 19-vjeçari kërkon shërbim shëndetësor por policia ia refuzon.
Shokët e qelisë së paraburgimit të Andrea Bregut, kanë treguar se ai është shumë keq dhe se gjendja po i rëndohet me shpjetësi.
Policia nuk ka pranuar as familjarë të tij dhe as avokatin që ta takojnë të riun.
Andrea, një djalë i sjellshëm, u rrëmbye nga policia protestën e të premtes vetëm sepse mbante kapelen MAGA (Make Albania Great Again), foto me të cilën u bë viral në rrjetet sociale.
Pas këtyre postimeve në rrjete sociale dhe jo vetëm, ka reaguar edhe Policia e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar.
Me anë të njoftimit zyrtar, Policia ka deklaruar se pas kontrollit nga mjeku, 19-vjeçari Andrea Bregu ndodhet në gjendje të mirë shendetësore.
Njoftimi i Policisë:
Sqarim i Policisë Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se:
Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.
DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.
Ndërkohë edhe një avokate e cila kishte hyrë në ambientet e komisariateve së bashku me përfaqësues të Avokatit të Popullit, ka konstatuar se kushtet janë mizerabël në paraburgimet e komisariateve. Ndër të tjera me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, avokatja në fjalë deklaroi se shumë të rinj qëndronin në një ambjent shumë të ngushtë si dhe disa flinin në korridor./Gazetareforma.com/