Pas sulmit gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit duan të rikthehen sërish tek Drejtoria e Policisë Tiranë.
Por FNSH dhe autoboti kanë zbarkuar në ish-Bllok për të shtyrë protestuesit larg destinacionit të tyre.
Nuk dihet tashmë itinerari, pasi protestuesit nuk u rikthyen tek bulevardi apo kryeministria, por një pjesë e tyre po ikin drejt Gjykatës së Lartë.