Skip to content
Të Gjitha

Policia sulmon me gaz lotsjellës dhe me ujë, tensionohet situata

· 1 min lexim

Policia sulmon protestuesit me gaz lotsjellës  dhe uje. Incidente edhe në ditën e pestë të protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protestuesit janë nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por janë përballur me kordonin e forcave speciale dhe automjetit ujëhedhës.

Zbrapsja e protestuesve është kryer pas hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa janë shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë. Shoqërimet gjatë protestës së sotme janë më të pakta se gjatë protestave të mëparshme.