Arrestohen disa prej autorëve të dëmtimit të selisë së PS-së. Policia e Shkodrës ka shoqëruar në orët e mbrëmjes disa persona për pjesëmarrjen në protestën e sotme dhe djegien e materialeve të selisë së PS.
Janë disa të shoqëruar të cilët po merren në pyetje.
Mes të shoqëruarve ka edhe persona të cilët janë konstatuar në pamjet filmike të siguruara nga policia, si persona që dhunojnë pronën publike dhe seline e PS.
Ende nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve, por mësohet se policia po vijon këqyrjen e pamjeve dhe hetimin e ngjarjes.
/GazetaReforma.com/