Skip to content
Të Gjitha

Njësia e turpit “Shqiponja” merret me një fëmijë 13 vjeç

· 1 min lexim

Përsëri njësia “Shqiponja” në skandal. Arrestojnë me dhunë një fëmijë 13 vjeç që nuk është duke bërë asgjë. Ai nuk ka asnjë faj, vetëm se është fëmijë. “Jam 13 vjeç . Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë”, por policët nuk e lëshonin.

Fëmija është mbajtur pas hekurave të bulevardit, ndërsa një lukuni që mbanin uniformën e njësisë Shqiponja e tërhiqnin nga pas. Policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore.

Ai pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë, sikur kjo të ishte një krim,

Njësia “Shqiponja” është hedhur në sulm dhe kërkon të provojë se shkatërrimet e pronës i kanë bërë fëmijët, meqenëse ata i ka akuzuar publikisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

/GazetaReforma.com/