Skip to content
Të Gjitha

Policia përdor gazin dhe ujin pa shkak, kur të rinjtë u nisën drejt Drejtorisë së Policisë

· 1 min lexim

Policia e përdori gazin lotsjellës pa shkak, pa u kryer asnjë akt dhune. Asnjë protestues nuk ka kryer fillimisht veprime të dhunshme apo problematike. Kur protestuesit mbërritën tek Ministria e Brendshme dhe shkuan për tek Myslim Shyri,

policia bllokoi rrugën, Të rinjtë synonin Drejtorinë e Policisë, por nuk arritën dot deri atje. Nuk pati konfrontim fizik me policinë. Forcat e policisë kanë zënë disa pozicione, duke mos lejuar të rinjtë të afrohen pranë Drejtorisë, sepse hidhnin ujë dhe granata me gaz lotsjellës.

/GazetaReforma.com/