Policia përqafohet me popullin në Durrës, ndahen me shtrëngime duarsh (video)
Në Durrës qytetarët jo vetëm që nuk janë përplasur fizikisht me policinë, por janë përqafuar dhe ajnë ndarë në paqe.
Mijëra të rinj u mblodhën edhe në këtë qytet para Drejtorisë Vendore të Policisë, por në përfundim të kësaj proteste pati vetëm trokitje duarsh dhe përqafime.
Video tregon momentet e bukura kur protestuesit takohen me efektivët, ndërkohë që në qytetet e tjera dhe sidomos në Tiranë vijojnë protestat e dhunshme, ku protestuesit kanë thyer semaforët, tabelat dhe koshat e plehrave.