Kjo që shihni në video është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur dje në qytetin e Pogradecit,
Një patrullë policie i del përpara makinës së qytetari dhe i nxjerrin armën për ta ndaluar.
Qytetari nxjerr celularin dhe i filmon, ndërsa një qytetar aty pranë bërtet i frikësuar: Do ta vrasin! Do ta vrasin! Ndërsa polici, që duket se zbavitet me këtë skenë, i thotë qytetarit të vazhdojë ta filmojë dhe i drejton armën.
Videoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke indinjuar njerëzit për mënyrën e sjelljes së policisë. Para katër ditëve një polic i njësisë Shqiponja vrau në Tiranë një djalë të ri 25 vjeç, vetëm pse nuk i ndaloi patrullës.