Skip to content
Të Gjitha

Revoltë popullore! Protesta popullore!

· 3 min lexim

Nga Armir Shkurti

Këta terma tmerrojnë “ma t’mirin prej krejtve”! ( A nuk është vetëshpallur Rama si “absolutisht më i miri” ? )

Ndaj dhe qeveria, kazanët dhe legenat që hiqen si “mendimtarë të pavarur” përditë e më fort thonë ” protesta të opozitës”, “shoqërisë civile”, ” një grupi të rinjsh”… por vetëm POPULLORE JO!

1 – Nocioni “popull” ka 30 vjet që nuk përdoret nga ESTABLISHMENTI GLOBALIST në këtë shprehje gjeografike që quhet Albania

2 – ” Revoltë” apo ” protestë popullore” do të thotë JASHTË PARTIVE. Kjo është tmerrësisht e rrezikshme për pushtetin. Jo më pak edhe për opozitën.

3- Kjo është njëra nga arsyet pse Rama dhe komisarët e tij nëpër kazanet e orës 21.00 kanë lështuar akuzat për opozitën dhe nëpër komisariate ( të paktën ata të Tiranës dhe Korçës që i kam të konfirmuara ) proçedohen ANËTARË TË FRPD-së. Jo se Ramës u duhen gjobat e tyre por FAJI I TYRE. Pra PËRFSHIRJA E OPOZITËS. Me këtë lojë kryeministri po kërkon që:

4 – BASHA TË DALË ME DEKLARATË. O të distancohet nga protesta ( duke u rikonfirmuar si thikë pas shpine e opozitariznit) ose pro tyre , duke konfirmuar përfshirjen e PD si ORGANIZATORE, FRYMËZURSE, ç’të duash! por që

  1. Do ta njolloste revoltën dhe do demotivonte ata që kanë dalë thjesht për hesap të tyre e që nuk pranojnë partitë
  2. Do konfirmonte veten si ” më i miri ” , se opozita mbetet ajo e Saliut, e dhunshme dhe destabilizuese
  3. Do tu thoshte ndërkombëtarëve se Basha (Berisha) po kërkojnë përmbysje të dhunshme, destabilizim dhe gjithë këngën që kanë qejf ata të dëgjojnë. Kështuqë merr mbështetjen që i nevoitet në këtë pragzgjedhjesh

5 – A duhej të fliste Basha? Doemos!! Kishte shansin ti drejtohej POPULLIT më një fjalim prej Burri shteti. Se si duhet të jetë ky fjalim, besoj ka PD -ja aq të mençur sa t’ia bëjnë.

Lënia e REVOLTËS POPULLORE në rrjedhje të lirë ka të pakëtn dy rreziqe të mëdha.

1 – KAOS,

2 – RRITJE E MËTEJSHME E REPRESIONIT

Pa një zgjidhje politike revolta mund të kalojë pikën kritike dhe shteti të humbasë kontrollin. Në kushtet e një mjerimi të shkatuar në keqqeverisja 30 vjeçare e ESTABLISHMENTIT TË TRANZICIONIT, nga tërmeti i vjetshëm e ky vit pandemie, KAOSI do të qe fatal

2 – Jo më pak fatale është shtrëngimi i masave policore në kuadër të ” rivendosjes së rendit”, ” paqes sociale” stabilitetit të vendit”, “pandemisë” etj etj etj. Për “të mirën tonë” e “me kërkesë të qytetarëve” qeveria do të “shtrëngohet” të marrë masa në të mirë ” të rendit kushtetues” e bla bla bla

Natyrisht në këtë pikë hynë në lojë edhe “ndërkombëtarët” që laj – thaj Shqipërinë për “faktor stabiliteti” e duan. Dhe stabilitetin më mirë se AI që di të menaxhojë protestat EDHE KUR JANË JASHTË KONTROLLIT, nuk ke kë gjen.

Domethënë:

OPOZITA në gjumë i shërben veç pushtetit të Ramës. E përsëris: në këtë parti që mbushi 30 vjet jetë ka aq kapacitete, vlera e përvojë sa ta gjejë formulën se si. Por lënia e situatës në dorë të Edi Ramës s’është tjetër veç vulosjes në tavolinë të një mandati të katërt për të!!

*Gazeta Reforma nuk mban asnjë përgjegjësi për opinionin, mendimin apo qëndrimin e autorit në komentit apo analizës. Ato janë përgjegjësi e vet autorit.

/GazetaReforma.com/