Skip to content
Të Gjitha

Protesta në Shkodër/ I vihet flaka selisë së PS, policia hedh gaz lotsjellës mbi turmën

· 1 min lexim

Revolta e protestuesve në qytetin e Shkodrës është derdhur mbi selinë e Partisë Socialiste, ku pasi është shkatërruar, u është vënë flaka mobiljeve dhe pajisjeve të zyrave jashtë saj.

Disa nga protestuesit kanë thyer xhamat e dritareve dhe derës hyrëse, të selisë së PS-së, si dhe kanë nxjerrë jashtë sende që ndodheshin aty.

Sende që më pas janë grumbulluar para derës hyrëse dhe i është vënë flaka.

“Drejtësi për Klodianin”, ishte një nga thirrjet e protestuesve që u dëgjua disa herë. U kërkua po ashtu dorëheqja e kryepolicit Ardi Veliu dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkoder Policia Protesta

Policia ndërkohë zgjodhi që efektivë me uniformë të mos ishin prezentë në zonat ku zhvillohej protesta, deri kur u ndez zjarri para selisë së PS.

Pas këtyre momenteve, efektivë të FNSH mësynë në zonë dhe u hodh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Prej ditësh, protesta po zhvillohen në disa qytete të vendit, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në detyrë.

/GazetaReforma.com/