Skip to content
Të Gjitha

“Myslym Shyri” zbardhet nga uji i policisë, gazi lotsjellës helmon banorët

· 1 min lexim

Kur dukej se protesta për vrasjen e Klodian Rashës po mbyllej, të rinjtë u grumbulluan në dy anët e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Por këtu policia  ka kundërshtuar me forcë duke përdorur gazlotsjellës dhe ujë të bardhë.

Hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që vendi përreth të marrë ngjyrën e bardhë. Të rinjtë për pasojë janë larguar e kanë qëndruar më në periferi të Drejtorisë së Policisë. Edhe qytetarët që kalojnë pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku ndodhet Drejtoria e Policisë Tiranë, kanë vështirësi në frymëmarrje.

/GazetaReforma.com/