Skip to content
Të Gjitha

FOTOLAJM/ Motra e Klodian Rashës në ballë të protestës, nuk ndalet revolta rinore

· 1 min lexim

Bora Rasha, motra e të ndjerit Klodian Rasha, i cili u ekzekutua nga forcat policore, qëndron në ballë të protestës përpara kryeministrisë.

Ajo ka pasur momente dobësie dhe është ndihmuar nga të rinjtë e tjerë. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave speciale, të rinjtë e revoltuar nuk janë zmbrapsur.

Ata duken shumë të vendosur dhe të zemëruar me forcat e rendit.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, vajza është rrëzuar dhe ndodhet në tokë, ndërkohë që policia e ka rrethuar.

Disa efektivë dhe protestues janë afruar tek motra e Rashës për t’i dhënë ndihmën e parë.

/GazetaReforma.com/