Teksa protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, është zhvendosur te Kryeministria, në një rrëfim është bërë për mediat nga e motra e të ndjerit, Bora Rasha.
E gjendur në protestë, Bora shprehet mes emocionesh se kërkon drejtësi dhe dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.
“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait tim. Për çfarë më u vra? Për çfarë nuk qëlloi në ajër. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë.
Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”.
“Nuk i njihte armët ai. Apo si thoshte policia. Si mund të ikësh me vrap dhe të hedhësh 200 metra armën. Ai s’ka pas. Ai ka qenë tu marr cigare dhe me ardh në shpi”,- ka thënë motra e tij.
/GazetaReforma.com/