Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Bum” aplikimesh për kartat e identitetit/ Lleshaj jep kohë deri në…

13:49 30/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, Ministria e Brendshme ka vendosur zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019, deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Lleshaj siguroi qytetarët se me kapacitetet e shtuara nuk do të kenë asnjë pengesë në marrjen në kohë të shërbimit të kërkuar.

“Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj.

Ministri tha se modeli i suksesshëm që po aplikohet në Tiranë do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit, ku do të hapen zyrat e reja të aplikimit.

“Kemi ardhur këtu edhe për të dhënë një mesazh, për të dhënë edhe një model se si duhet të shndërrohen zyrat e aplikimit në gjithë vendin, të cilat duhet të marrin këtë trajtë ose edhe më mirë. Po e fillojmë nga Tirana me shpresën se Tirana do të përbëjë modelin e duhur për t’u ndjekur nga qytetarët. Përveçse shtimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të kushteve, qeveria shqiptare do të ndërmarrë masa edhe për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit që skadojnë në vitin 2019. Pra, dua të krijojmë një mundësi që asnjë qytetar shqiptar të mos ngelet qoftë edhe për një arsye të vetme pa realizuar të drejtën e votimit për shkak të kartës”, tha Lleshaj.

Veliaj u shpreh se vendimi për shtyrjen e afatit të skadencës për kartat e identitetit është një lajm i shkëlqyer.

“Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi final do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin”, nënvizoi Veliaj teksa kërkoi dhe bashkëpunimin e qytetarëve në mënyrë që prioritet në aplikim të kenë fillimisht të moshuarit apo ata qytetarë të cilët do të duhet të udhëtojnë jashtë shtetit.

Të lidhura

Horoskopi sot: 10 Qershor 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 10 Qershor 2025

Dashi Bëhu i kujdesshëm që të mos e provokosh fatin apo të marrësh gjërat si të mirëqena, si në marrëdhënie...

07:58 10/06/2025
Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi
Aktualitet

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Një tjetër rast tronditës dhune mes të miturve ka ndodhur në zemër të Tiranës, ku dy vajza të moshës 12...

21:50 09/06/2025
Para

E ka emisionin në 7 pa 5/ Moderatorja "kunjë" deputetëve: 'Nuk vijnë se duan të flenë!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 10 Qershor 2025

Horoskopi sot: 10 Qershor 2025

07:58 10/06/2025
Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.