Çmenduritë dhe veprat e turpshme në këtë vend nuk kanë të ndalur dhe më e reja vjen sot nga qyteti i Kuçovës.
Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.
Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, në pronësi tē 57-vjeçarit dhe banesat ndodheshin të dyja në të njëjtin oborr.
Burime të brendshme pranë DPV Berat, bëjnë me dije se vajza 10-vjeçe me inicialet A.D., gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku ishte e shoqëruar nga prindërit dhe një psikologe, ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.
Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike.
Dëshmia e të miturës
Organet e policisë kanë zbardhur sot edhe dëshminë e të miturës, e cila pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit.
“57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryeja marrëdhënie me të më ka kërcënuar se, nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi.
Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vite me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht”,- ka thënë 10-vjeçarja me inicialet A.D., në polici.
Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit ka arrestuar sot 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
Tashmë i takon organit të Prokurorisë së Rrethit Berat, të hetojë ngjarjen e rëndë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e saj.
/GazetaReforma.com/