Fqinjët tanë, Italia dhe Greqia duket sikur po kalojnë situatë të vështirë për shkak të pandemisë covid-19 dhe rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Bëhet me dije se Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit rritje të rasteve pozitive me covid-19, duke numëruar kështu 14.842 infektime, të cilat e çojnë në 1.757.394 numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë ndërruar jetë 634 qytetarë, duke e çuar në 61.240 numrin e përgjithshëm të viktimave. Shifra këto në rritje po t’i krahasojmë me dje, që kishte 13.729 raste pozitive dhe 528 viktima.
Nga ana tjetër dhe Greqia fqinje ka regjistruar rritje të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga covid-19. Dje ishin 1250 raste pozitive dhe 89 viktima, ndërsa sot janë 1324 raste pozitive dhe 102 vdekje./Gazetareforma.com/