Pas mesnatës një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një 25-vjeçar për shkak se kishte thyer orën policore, për t’ju shmangur gjobës tentoi t’i ikte patrullës, por një efektiv i njësisë “Shqiponja” e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.
Pas disa informacioneve paraprake nga Policia e Tiranës, me versione të ndryshme, ku herë dilte që 25-vjeçari kishte armë me vete, herë shfaqej sikur ishte ndjekur nga Don Bosko deri në Laprakë dhe herë sikur po qëllonte ndaj Policisë, prokuroria nisi hetimet në kohë rekord dhe pas dëshmisë edhe të efektivit N.Hadëri i cili qëlloi 25-vjeçarin Klodian Rasha, SHÇBA ka arrestuar efektivin.
Bëhet me dije se efektivi i Policisë është arrestuar për akuzën “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”
Mësohet se efektivit të policisë i është komunikuar vendimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë, aty ku mbahej që pas ngjarjes së rëndë./Gazetareforma.com/