Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Harrohet premtimi “do hyjnë në shtëpi para Vitit të Ri”, 1324 familje në çadra

17:49 07/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Janë 1324 familje që do ta presin Vitin e Ri në çadra dhe qëndrojnë në këtë gjendje qysh pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Shifra e saktë e tyre është bërë nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, më datë 11 nëntor 2020.

Trajtimi me bonus qiraje

Mbetet kështu i parealizuar premtimi i bërë nga kryeministri Rama një vit më parë se para Vitit të ri të gjithë banorët do të futen në shtëpi. Një pjesë e madhe kanë përfituar bonuse strehimi, sipas ministrit Ahmetaj. “Sot janë me qira 13 356 familje, të cilat në vitin 2020 kanë marrë, pra deri më sot që po flasim, 2 miliardë e 283 milionë e 449, pra kaq është vlera e shpërndarë për bonusin e qirave”, tha Ahmetaj.

Pse u rrit numri i familjeve në çadra?

Ai nuk mundi ta shpjegojë se përse është rritur numri i atyre që rrinë në çadra. Në fillim, sipas tij ishin 1200 familje në këtë situatë dhe më pas ua arrit tek shifra 1324.

“Familjet e pastreha duke mos parë normalitet të vazhdueshëm, më shumë se një muaj apo dy muaj në çadra, atë bonus qiraje që kanë marrë e kanë përdorur realisht për t’u spostuar. Ndërkohë, ka shumë familje që kanë marrë grantin, janë 21 mijë familje, dhe kanë rregulluar shtëpitë. Më kuptoni? Nga çadrat kanë kaluar në shtëpi, e dalëngadalë është duke u fazuar në ulje edhe bonusi i qirasë, sepse ata hyjnë në shtëpitë e tyre”, tha Ahmetaj.

Ministri: Në Itali kanë 190 vjet pa shtëpi, normale vonesa

Ahmetaj e quajti normale këtë situatë. “Arsyet pse janë në çadër lidhen me faktin se nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia. Ne ishim me Kryeministrin në zonën e Shijakut, në fakt, në Sukth, në Bashkinë e Shijakut, aty ku ne dorëzuam çelësat apo që po rindërtoheshin shtëpi individuale kishte çadër anash, në kopshtin e tyre, sepse kishin refuzuar që të lëviznin dhe është normale”.

Padurimi në terren është jashtëzakonisht shumë i madh. Por ministri Ahmetaj të tregon shembullin e Italisë. “Kur u thua që shikoni se në Itali ka ende 10 vjet që nuk kanë marrë shtëpitë, nuk është se u mbush mendjen atyre që t’i po ecën me shpejtësi, as nuk duan t’ia dinë fare, ata duan shtëpinë e tyre”, tha Ahmetaj.

Lidhur me ankesat seka familje që janë lënë jashtë procesit të vlerësimit të dëmeve të tërmetit, Ahmetaj thotë se “vetëm aksidentalisht mund të jetë lënë ndonjë familje pa iu referuar me vëmendje dhe, me ankesën e tyre, menjëherë i rikthehet njësia administrative, bashkia deri te ministri i Shtetit për ta rifutur në procedurë”.

Ministri këmbëngul se u janë ofruar bonuse qiraje, por shumë nga këto familje kanë deklaruar në vazhdimësi se janë lënë jashtë procesit.

Çfarë do të ndodhë me këto familje?

“Tani, brenda çadrave mund të ketë qytetarë që hyjnë te grupi i parë, të cilët do të trajtohen me porioritet, në bazë të ligjit, por brenda çadrave mund të ketë qytetarë që përfshihen te grupi i dytë, le të themi, tek ata që do të trajtohen me shortè, dhe që do të përfitojnë nga shorteu në bazë të radhës. Të gjithë do të trajtohen, por radha do të jetë me short. Tani, në lidhje me pyetjen tuaj: a u jepni bonuse të gjithëve që janë në çadra?”, të gjithëve u janë ofruar bonuse, por dikush preferon të mos lëvizë, ta marrë bonusin e qirasë, ta përdorë për çfarë të dojë, por që nuk lëviz nga çadra”, sqaroi Ahmetaj i pyetur nga deputetët.

Numri i të pastrehëve të mbetur në çadra mund të jetë më i madh, po të kemi parasysh se në 12 shkurt 2020, ministri Ahmetaj ka raportuar se në këtë situatë ishin 12 mijë familje, që nuk ishin vendosur nëpër shtëpi.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: cadrarindertimitermeti

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Avokati i presidentit Trump infektohet me COVID-19. Giuliani: Po shërohem shpejt, ndihem...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.