Shumë kompani farmaceutike botërore janë në garë se cila do ta nxjerrë e para në treg vaksinën më efektive ndaj covid-19, që shihet si shpëtim për njerëzimin.
Mirëpo studiuesit e Universitetit të Georgias në SHBA, kanë deklaruar që besojnë se kanë zbuluar ilaçin antiviral që parandalon përhapjen e koronavirusit brenda 24 orëve.
Profesori Richard Plemper në këtë universitet udhëhoqi një ekip studiuesish që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes të së cilës, përputhen shumë me atë të njerëzve.
Studiuesi Plemper deklaroi se kur një nuselale e infektuar me Covid-19 u trajtua me ilaçin në fjalë dhe u vendos në një grup nuselalesh jo të infektuara, u duk se mjekimi e frenoi shpërndarjen e virusit.
Antivirali tashmë është në testim klinik në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime nga Covid-19.
Nëse rezulton efektive, sipas Dr. Plemper antivirali mund të ofrojë një tjetër mjet kundër virusit, edhe më i lehtë për t’u përdorur duke qenë se është thjesht një pilulë./GazetaReforma.com/