Kryeministri Rama tha se shumë shtete si Finlanda, Italia apo Austria nuk kanë asnjë problem me vendin tonë, por se ka shtete si Holanda, që për arsye të brendshme si në rastin aktual zgjedhjet, bllokojnë procesin.
“Franca sot s’është pengesë, nuk ka vënë asnjë kusht. Janë situata që nuk lidhen me çfarë kemi bërë ne”, tha Rama.
“Këtë gjë do ta shohim me të gjithë gjatë rrugës se ky proces nuk do të zgjasë 3-4 vite, por më tepër.
Me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë. Finlanda s’ka probleme me Shqipërinë, Italia jo. Pse Austria nuk ka probleme me ne? Për hapjen e negociatave u hapën këtë vit, pra nën qeverisjen tonë”, deklaroi Rama në një interistë televizive.
“Nga pikëpamja teknike objektive sot Shqipëria ka vetëm një kusht që nuk e ka plotësuar, që ka të bëjë me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, gjë që ka ndodhur për shkak të Vetingut”.
Kështu deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, i cili i ftuar në një studio televizive, foli për ecurinë e procesit të integrimit.
“Gjykata Kushtetuese funksionale, është një kusht i vendosur padrejtësisht në këndvështrimin tim, sepse nuk na mungon për mungesë vullneti, por na ka munguar për një kohë relativisht të gjatë, për shkak të Vetingut. Kemi humbur 8 nga 9 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimi i vendeve është proces që varet nga gjithë ngrehina e drejtësisë së re”, tha Rama.
Kryeministri tha se “procesi integrimit europian është një proces i mbushur me surpriza”.
“Ajo që e bën procesin sot shumë të paparashikueshëm është që për arsye të brendshme, vende të caktuara vënë kushtet e tyre. Dhe këtu është problemi themelor. Del Holanda dhe thotë se është edhe ligji i medias. Ligji i medies sot është një draft që diskutohet jo ligj”, tha Rama.
Ai theksoi se integrimi europian është një proces kushtesh për t’u plotësuar në çdo hap dhe në çdo konkluzion, në çdo progresraport do të ketë kushte”.
“Lufta kundër korrupsionit është një kusht që do të vazhdoj gjithë jetën, do të jetë gjatë gjithë kohës në proces. Ka vetëm një kapacitet që t’i vlerësoj këto BE, kapacitetin që e ka ngritur prej shumë vitesh që quhet KE, të tjerat janë subjektive, politike, të qëllimshme, për narrativa të brendshme. Pse presidenca gjermane edhe Gjermania ishte e gatshme deri mbrëmë kur faktikisht është krijuar një situatë e pakapërcyeshme për t’i çuar para të dyja vendet në të njëjtën kohë. Ndërkohë që pse ka kushte nga të gjitha këto vendet e tjera, nga Finlanda, te Italia e Franca, e cila nuk ka sot problem, nuk është kundër. Franca nuk është pengesë sot, nuk është vokale në mbrojtje të hapjes, por është ok. Nuk ka vënë asnjë kusht”, tha Rama.
Ai u shpreh se “do të ishte e mjaftueshme të thoshin aprovojnë kornizën negociatore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të bëhet sapo të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese”.