Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA kërkon ngritjen e “FBI”-së shqiptare, politika e shtyn pas zgjedhjeve

21:09 30/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ç’po ndodh me kandidatët e “FBI”-së shqiptare? Qeveria shtyn krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) pas zgjedhjeve, megjithë këmbënguljen e Ambasadës së SHBA që ky proces të bëhet sa më shpejt. ShBA është partnere për ngritjen dhe trajnimin e BKH-së.

Në pakt të heshtur, edhe opozita nuk ka kundërshtuar zvarritjen. Qëllimi është që BKH të mos merret me hetimin e shkeljeve në zgjedhje. Për këtë qëllim në Komisionin e Ligjeve është dërguar nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme ndryshimi i projektligjit që ishte rënë dakord me PD-në në Këshillin Politik. Sipas ndryshimit të propozuar, SPAK dhe BKH nuk do të hetojnë krimet zgjedhore dhe nuk do të raportojnë në KQZ për këto nene.

Vonesa

Shtyrja është e paralajmëruar. Zgjedhja e kreu të BKH u bë 6 muaj me vonesë nga Këshilli i lartë i Prokurorisë.  Ish- zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, u vendos në këtë post në 30 korrik dhe pas kësaj nisi procedura për konkursin e kandidatëve për në BKH.

Ambasada e SHBA do ta uronte Hajnajn si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi, deklaronte ambasada.

“BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK”, theksonte deklarata.

Konkursi

Procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është përmbyllur ditën e sotme.

Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre. Disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë. Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Kandidatët kanë dorëzuar deklaratat me e-mail komisionit të BKH-së, ku kjo e fundit do të verifikojë pasuritë personale dhe të familjarëve të tyre.

Ky proes mund të zgjatet pa problem nga qeveria, sepse varet nga kthimi i përgjigjeve të ILDKPI-së, DSIK-së, SHÇBA-së, Tatimeve, Hipotekave, SHISH-it.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit. Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

Fillimisht ishin 39 aplikantë që kaluan në fazën e katërt të garës për hetues në BKH që është pikërisht deklarimi i pasurisë, por vetëm 35 prej tyre kanë dorëzuar formularin.

Faza tjetër e garës për BKH do të jetë testi i poligrafit ku ora dhe data do të njoftohen më datë 2 dhjetor.

Nga 403 kandidatë testin fizik e kanë kaluar vetëm 103, ndërsa 300 të tjerë nuk janë kualifikuar në garën për hetues të BKH-së.  Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020  iu nënshtruan testit të esesë me shkrim dhe testi logjik. Testimi i Aftësive fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimit e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ata që do të fitojnë në fund do të trajnohen tre muaj në akademinë e FBI-së në SHBA.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: BKHkandidatetshba

Të tjera

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero
Aktualitet

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Pas votimit në Kuvend që rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagimet e ambasadave perëndimore u bënë...

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Shqipëria rezulton një nga vendet më të brishta energjetikisht në Europë, me vetëm rreth 15 ditë rezerva nafte. Ky është...

15:18 12/03/2026
Para

Raporti i FMN-së: Pandemia e çon borxhin e Shqipërisë në 82% të PPB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

15:18 12/03/2026
Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.