Skip to content
Bota

Bilanc shqetësues në Itali, humbin jetën 686 persona në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë e Italisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit 686 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Kështu, gjendja sa vjen dhe rëndohet për shkak të covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26.323 raste të reja pozitive, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1,564,532.

Kujtojmë që në Itali deri më tani 54,363 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,564,532.

Shqetësimi më i madh i Italisë është mungesa e shtretërve spitalorë, pasi sistemi shëndetësor kaloi thuajse në kolaps gjatë valës së parë.

Aktualisht në Itali ka tre rajone ku nuk lejohet lëvizja nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve me Covid-19. Pas Lombardisë dhe Campanias, të mërkurën Lazio gjithashtu prezantoi vendosjen e një ore policore që përfshinte kryeqytetin.

/GazetaReforma.com/