Të gjendur para faktit të ndërtimit të SPAK, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje, duhet thënë, të rëndësishme.
Përmes një statusi në rrjetin e saj social, Facebook, iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që janë të interesuar dhe që përmbushin kushtet e duhura, të aplikojnë për të qenë pjesë dhe anëtarë të SPAK.
Theksi në njoftim i vihet faktit se Shqipëria është duke ndërtuar një sistem të plotë drejtësie, të bazuar në profesionalizëm dhe integritet.
Gjithashtu ambasada shkruan se të gjithë prokurorët që kanë ideale duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme ligjore dhe për ta realizuar këtë ka publikuar edhe adresën ku mund të aplikojnë.
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu
🇺🇸️ | Albania is creating a new justice system based on independence, professionalism, and integrity. Prosecutors who embody these ideals have a higher calling to public service. We call upon these courageous individuals to be a part of Albania’s future by applying to serve as a SPAK member. Apply here: https://bit.ly/2C6SSer
#JusticeReform #JusticeNeedsYou”,thuhet në njoftim.