Skip to content
Të Gjitha

Nuk ja doli me sëmundjen e ‘pa besë’, ndërron jetë në Itali mjeku i njohur Bledi Nini

· 2 min lexim

Lajme të trishta dëgjohen përditë si pasojë e fataliteteve që ndodhin nga infektimet me koronavirus, por të dhimbshme janë rastet kur nga jeta ndahen njerëz të rinj në moshë.

Por më të habitshme janë rastet kur kjo sëmundje e pabesë u merr jetën edhe mjekëve të cilët më shumë se çdo herë tjetër duhen pikërisht tani.

I tillë ka qenë edhe rasti me mjeku e njohur dhe të talentuar Bledi Nini, i cili nuk ja doli të fitojë betejën me koronavirusin. Mjeku i njohur otorinolaringolog ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

Nini prej disa vitesh punonte në QSUT, ku dhe duket se edhe ka rënë në kontakt me virusin që i mori jetën. Nini ishte ndër mjekët më të talentuar në vendin tonë.

Pasi u infektua, ai u nis për kurim në shtetin fqinj, në Itali. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha atje, mjeku i njohur nuk mundi të jetojë.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se, marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

Mjekët dhe infermierët janë ndër kategoritë më të prekura nga Covid-19, për shkak se përballen përditë me pandeminë. Nini shërbente si mjek ORL në QSUT-ë.

/GazetaReforma.com/