Këto që po shikoni në foto do të jenë “kutitë magjike” ku presupozohet të mbahen medikamentet që do të shpëtojnë njerëzimin.
Ata janë super-frigoriferët specialë që mbajnë të konservuar vaksinat anti-Covid.
Brenda tyre pretendohet se është më ftohtë se në Arktik. Tani këta super-frigoriferë janë të nevojshëm për të ruajtur vaksinat e koronavirusit.
Sipas gjermanes “BILD”, vaksinat e “Biontech” dhe “Pfizer” duhen ruajtur në temperatura minus 70 gradë celsius.
Kjo arrihet me frigoriferët që prodhohen nga kompania gjermane “Binder”.
Themeluesi i kompanisë, Peter Binder, tha për “BILD” se ata po prodhojnë frigoriferë me temperatura deri në minus 90 gradë celsius. Për më tepër, temperatura nga jashtë mbetet normale, teksa brenda është akull.
Kompania me 450 punonjës ka nisur prej marsit punën me ritme të shpejta. “Frigoriferët tanë po kërkohen në mbarë botën. Ata po instalohen në qendra strategjike”,- thotë Binder.
Gjatë dy javëve të shkuara, kompania ka marrë me qindra telefonata dhe e-maile me kërkesa për të porositur dhe blerë frigoriferët e saj.
/Burimi: BILD/Përshtati: GazetaReforma.com/