Politikani shqiptar Dritan Abazoviç është kanosur me jetë nga një organizatë kriminale në Malin e Zi, njoftoi drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić. Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviç dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.
“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović. Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është radhitur në krah të partive anti-Gjukanoviç, megjithatë negociatat mes anëtarëve të koalicionit vijojnë.