Ishte viti 2013 hera e fundit ku një deputet socialit matjan do ishte pjestar i Kuvendit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për ish deputetin Qemal Minxhozi i cili përmbylli dy mandate të suksesshme në parlamentin shqiptar.
Por në zgjedhjet e 2013 Rama çuditrisht vendos të mos e kandidojë më Minxhozin i cili në Mat ishte një figurë mjaft e vlerësuar.
Ai në lista zëvëndësohet nga mjeku i njohur Hasan Ceni po i rënditur i treti në listë me dy kandidatë dibranë të cilët u preferuan nga Rama për deputetë duke ja vështirsuar fitimin e mandatit.
Zgjedhjet do përfundonin me lënien jashtë të kandidatit Ceni i cili për fare pak vota do humbiste garën me kandidatin e LSI Përparim Spahia
Edhe për zgjedhjet e vitit 2017 Rama sërish zgjedh të vendosë një matjan të tretin në listë duke e vështirsuar sërish përfaqësimin nga një matjan në kuvend.
Sërish Halit Palamani do të humbiste zgjedhjen si deputet me fare pak vota ku sërish do ishte një kandidate brenda koalicionit e cila do i rrëmbente mandatitin.
Është e pakuptueshme përse Rama preferon gjithmon të kandidoje kandidatë dibranë para atyre matjanë dhe mbetet për tu parë a do ndryshojë trendi në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe ndodh në kampin demokrat ku historikisht demokratë kanë pasur përfaqësues demokrat në kuvend me Dhurata Çupin e cila pasoj dy mandate të Bedri Hoxhës.