Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mes artit dhe politikës, Rama: “S’do plakem keq”

15:13 28/01/2019
Reading Time: 4 min lexim

Edi Rama hapi në Berlin ekspozitën e tij të dytë personale brenda një kohe të shkurtër në Gjermani.

Gjatë vizitës së tij private, Rama nuk pati asnjë takim me përfaqësues zyrtarë.

Deutsche Welle: Artisti nga Kosova Petrit Halilaj kur hyri në ekspozitë tha: Është si të hysh në një hapësirë mendore, në kokën e Edit. E vërtetë?

Edi Rama: Isha shumë i kënaqur që erdhi Petriti. Ai është një superstar, është një djalë fantastik dhe ishte vërtet kënaqësi që ishte këtu dhe shprehu konsideratat e tij pozitive për këtë ekspozitë.

Ju pikturoni me bojëra uji mbi dokumente politike, a ka ndonjë lidhje midis përmbajtjes së letrave dhe asaj që pikturoni?

Edi Rama: Politika këtu nuk ka asnjë lidhje. Unë thjesht gjatë kohës së punës vizatoj, vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm, ku dora ndjek njërin sy dhe njëri sy ndjek dorën, ndërkohë që vëmendja është e gjitha e përqendruar tek diskutimet, tek puna, tek vendimet për t’u marrë, tek çështjet për t’u adresuar.

Pra, nuk keni parë ndonjë bashkëvarësi, ndonjë ndryshim, ta zëmë, mes pikturës mbi një letre që e keni bërë për kancelaren Angela Merkel dhe një letre për presidentin Ilir Meta?

Edi Rama: Jo nuk e kam parë këtë gjë.

Në një intervistë për shtypin gjerman ju kishit thënë se hytë në politikë, në fillim të viteve 1990, për shkak të një detyrimi qytetar, se të qenit artist nuk ju çlironte nga kjo përgjegjësi. Tani jeni politikan dhe vazhdoni të merreni me art. Është një vendim ky i vetëdijshëm, i marrë me intuitë, apo një strategji “exit”.

Edi Rama: Unë e kam organike, e kam njësoj si ajrin që thith. Faktikisht nuk më pengon, përkundrazi, më ndihmon. Sepse ndërkohë puna ime vazhdon normalisht, edhe kjo pjesa tjetër vazhdon normalisht.

Kur vini në Gjermani media ju etiketon si simpatizant të kancelares Merkel. A mos jeni i zhgënjyer paksa nga politika e saj ndaj Ballkanit?

Edi Rama: Absolutisht nuk kam asnjë arsye që të zhgënjehem. Ajo është një mike e vërtetë e popujve të të gjithë rajonit tonë, është një lider vizionar dhe jashtëzakonisht i qartë për të ardhmen. Mbi të gjitha është një shembull fantastik lidershipi dhe një pishtarmbajtëse e vendosur e idesë sonë.

Pyes, sepse është krijuar përshtypja se kohët e fundit ju po afroheni më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat aktualisht po bëjnë edhe presion të madh për çështjen e Kosovës.

Edi Rama: Shtete Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta.

Çfarë prisni ju nga qeveria gjermane konkretisht në muajt e ardhshëm?

Edi Rama: Nuk pres asgjë të veçantë, sepse qeveria gjermane gjithnjë ka bërë gjërat e duhura në botë dhe në rajon. Është një qeveri shumë serioze e një vendi shumë serioz e një shteti realisht mik që ka qenë jashtëzakonisht shumë e pranishme në Shqipëri mes programeve të mbështetjes dhe që investon jashtëzakonisht shumë për demokratizimin e rajonit dhe për integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve si zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës. Një argument është se kjo zgjidhje e dialogut Serbi-Kosovë do ta vononte hyrjen e vendeve të rajonit në BE. A pajtoheni me këtë argument?

Edi Rama: Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe padyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Përsa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë “dokrra hini”, siç thoshte At Gjergj Fishta.

Një marrëveshje që u arrit në Ballkan ishte ajo e Prespës, e cila u kurorëzua të premten me votën që i dha parlamenti grek. Si e shikoni ju të ardhmen e shqiptarëve në kuadër të Maqedonisë së Veriut?

Edi Rama: Besoj që ka qenë një hap absolutisht i rëndësishëm historik. Është dashur një periudhë e stërgjatë kohe bllokimi, konflikti, pengesash, por edhe një lidership kurajoz për të realizuar një marrëveshje që çliron përfundimisht një ngërç të madh në rajonin dhe u hap perspektivë të gjithë popujve të përfshirë në këtë proces, qoftë maqedonasve, qoftë shqiptarëve.

Një pyetje për politikën e brendshme. Opozita është bashkuar dhe ka paralajmëruar protesta për t’ju rrëzuar nga pushteti. A ju frikësojnë këto kërcënime?

Edi Rama: Unë nuk flas për politikën e brendshme asnjëherë kur jam jashtë vendit.

Ku e shikoni veten në të ardhmen, kur të mos jeni më kryeministër i Shqipërisë? Si artist apo si ndërmjetësues ndërkombëtar?

Edi Rama: Unë nuk shikoj filxhan. E bukura e kësaj jete asnjëherë nuk planifikohet. Thjesht mund të ëndërrohet. Përsa i përket mënyrës si e ëndërroj, kjo është shumë intime për ta ndarë me ju. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë, ndërkohë që mund të bënin diçka shumë më fisnike në periudhën e fundit aktive të jetës./DW

Të lidhura

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Dashi (Aries) Intuita është drita jote udhëzuese sot. Dëgjo urtësinë që vjen nga brenda dhe lëre të të udhëheqë përmes...

07:58 09/06/2025
Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Para

50-vjeçari gjendet i mbytur në Drin, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

07:58 09/06/2025
Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.