Duhet të ishte një automjet gatishmërie për më tepër që jemi në një situatë emergjence ndërkombëtare prej pandemisë, por autoambulancat në QSUT apo Spitalin e Traumës, duket se kanë ceduar si dhe i gjithë sistemi spitalor publik.
Videoja që po shikoni vjen nga spitali i Traumës (ish-Spitali Ushtarak), aty ku një autoambulancë është bllokuar dhe nuk mund të ecë më.
Siç shihet edhe në pamjet e sjella nga mediat e ndryshme, infermierët dhe mjekët kanë dalë që t’i japin një “dorë” automjetit të emergjencës.
Nuk dihet se përse mjeti është bllokuar, nëse ka mbaruar karburanti apo ka pësuar ndonjë defekt, por gjithsesi një pamje e tillë nuk është aspak e këndshme.
Duke qenë se qeveria trumbeton shëndetësisë falas në të gjitha daljet publike, pamjet flasin vetë…
/GazetaReforma.com/