Gani Burreli i njohur dhe me emrin Aleks është shqiptari i vetëm i cili ndodhet në listën me 56 emrat më të kërkuar të policisë së Europolit.
I akuzuari 52-vjeçar konsiderohet vrasës me pagesë që ekzekutoi 4 vite më parë një biznesmen qipriot, ku mbetën të vdekur dhe dy punonjës policie.
Aleks Burreli është shpallur në kërkim nëdërkombëtar nga autoritetet qipriote.
Emri i Aleks Burrelit, ndodhet në një listë mes 56 kriminelëve më të kërkuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Evropian. Kërkohet si autor i vrasjes së biznesmenit 51-vjeçar Fanos Kalopsidiotis, ngjarje e ndodhur më 23 qershor të vitit 2016 rreth orës 10 të darkës.
Burreli hyri brenda restorantit “Aya Napa”, ndërsa u afrua tek tavolina ku darkonte biznesmeni grek. Nga të shtënat me armë krahas biznesmenit mbetën të vdekur dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), të cilët u qëlluan në prani të dy fëmijëve të mitur.
Nga të shtënat dy persona të tjerë u plagosën, njëri oficer policie, ndërsa tjetri qytetar i cili ndodhej i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Në këtë atentat, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori në krim, i Burrelit, Jani Vogli-41 vjeç. Sipas policisë, në atë kohë Burreli dhe miku i tij Jani Vogli, kanë vepruar si vrasës me pagesë.
Burreli mundi të largohet nga vendngjarja me një automjet, i cili më pas u gjet i djegur. Prej asaj dite policia qipriote dhe ajo greke nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë gjurmë të vendndodhjes së tij.
Sipas autoriteteve dyshohet se Burreli ka kryer dhe vrasje të tjera për llogari të grupeve kriminale që porositën vrasjen e biznesmenit.
/GazetaReforma.com/